RRETH NESH

Jemi krenar t’ju njohim me kompaninë tonë.

G+A Projekt është një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej 22 vitesh. E përberë nga një staf profesional dhe me pasion, që i janë dedikuar shumë sfidave inovatore duke i kapërcyer ato me sukses e duke vënë theksin në detaje dhe cilësi.

Fillimet e kompanisë tonë datojnë që në vitin 2001, e fokusuar në projektim dhe ndërtim të godinave civile dhe industriale me struktura betonarme ose metalike, si dhe në vlerësim pronash e konsulencë në fushën e ndërtimit.

G+A Projekt ka të gjithë eksperiencën e nevojshme për te ofruar në treg ndryshimin në çmim dhe cilësi. Vlerat tona kryesore janë profesionalizmi, integriteti, transparenca, besueshmëria.

Intuita dhe vendosmëria e lartë udhëheqin punën tonë. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë bën të mundur identifikimin tonë në treg si një kompani e orientuar fortësisht ndaj klientit duke dëgjuar dhe shkëmbyer ide me qellim realizimin e objektivave final të çdo projekti me një shërbim 360°.

Objektivi ynë ka qënë dhe mbetet edhe sot i njëjti:

“Të trajtojmë çdo projekt, sado i vogël apo i madh, me të njëjtin entuziazëm dhe këmbëngulje si të ishte projekti ynë i parë”