Search
Close this search box.
MetroBG

Ndërtim

G+A Projekt ka kapacitetet dhe aftësinë për të realizuar jo vetëm projektimin por edhe punimet e zbatimit. Ne kemi zbatuar disa nga objektet që kemi projektuar, duke marrë vlerësimet maksimale nga investitorët. Nëpërmjet ekspertëve tanë më të mirë në terren, ne sigurojmë punë me cilësi brënda kostove të parashikuara.

Nevojat e klientit, cilesia dhe standartet europiane janë objektivat tanë parësor.

Eksperienca e kompanisë sonë gjatë viteve përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundim, por gjithashtu procese specifike, si: struktura betonarme, muraturë tulle, suvatime, shtresa dyshemeje dhe procese të tjera, duke ofruar çmimet dhe cilësinë më konkuruese, si dhe duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të investitorëve.