Që nga viti 2001, G+A Projekt ofron shërbimin e saj në projektim godinash civile apo industriale. Ky shërbim përfshin analizën dhe projektimin e strukturave të reja (betonarme ose metalike) si dhe kontrollin dhe rikonstruksionin sipas standarteve të godinave ekzistuese.
Për të qënë lehtësisht të lexueshme nga çdo inxhinier, ne përgatisim vizatime konstruktive të qarta dhe kujdesshme, duke lënë pak hapësirë për paqartësi. Që nga dita e parë që projekti fillon dhe deri në përfundim të ndërtimit të tij, ekipi ynë është vazhdimisht prezent në objekt duke bashkëpunuar ngushtë me kontraktorët.
Qëllimi ynë është të kuptojmë nevojat dhe objektivat e klientit. Duke bashkëpunuar nga afër dhe hapur me njëri tjetrin, ne i ndihmojmë klientët të bëjnë zgjedhjet më ekonomike për investimin e tyre. Ne jemi të përkushtuar ta përmbushim detyrimin tonë në kohë dhe me zgjidhjen më të mirë ekonomike. Arkitektura e mirë fshihet pas detajeve, për këtë arsye ne bashkëpunojmë ngushtësisht me arkitektët tanë.
G+A Projekt ka kapacitetet dhe aftësinë për të realizuar jo vetëm projektimin por edhe punimet e zbatimit. Ne kemi zbatuar disa nga objektet që kemi projektuar, duke marrë vlerësimet maksimale nga investitorët. Nëpërmjet ekspertëve tanë më të mirë në terren, ne sigurojmë punë me cilësi brënda kostove të parashikuara.
Nevojat e klientit, cilesia dhe standartet europiane janë objektivat tanë parësor.
Eksperienca e kompanisë sonë gjatë viteve përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundim, por gjithashtu procese specifike, si: struktura betonarme, muraturë tulle, suvatime, shtresa dyshemeje dhe procese të tjera, duke ofruar çmimet dhe cilësinë më konkuruese, si dhe duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të investitorëve.
Nëse ju na besoni menaxhimin e projektit tuaj, ne ju sigurojmë një punë cilësore nëpërmjet përzgjedhjes me kujdes të nënkontraktorëve të cilët kanë një historik pozitiv bashkpunimi me ne si dhe materialeve më të mira duke qëndruar brënda buxhetit tuaj. Çdo document apo çertifikatë e nevojshëme sipas ligjeve apo rregullave në fuqi, përgatitet nga stafi ynë. Në fund ju dini saktësisht çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar investimi juaj dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm bëhet pjesë e arkivës suaj.
G+A Projekt ofron shërbim konsulence dhe supërvizioni për të zbatuar me sukses projektin tuaj.
Ky shërbim mbulon:
Në vitin 2008, G+A Projekt zgjeroi shërbimet e saj dhe në sektorin e vlerësimit të pasurive të paluatshme. Ekipi ynë është i përbërë nga ekspertë të cilët vënë në dispozicion të klientit të gjitha njohuritë e tyre për tregun dhe zhvillimin e pasurive të paluajtëshme. Ne kemi kombinuar më së miri eksperiencën tonë në projektim dhe ndërtim, me atë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Partnerët tanë kryesor në këtë sector janë, BKT, Procredit, Intesa Sanpaolo Bank, Veneto Bank, First Investement Bank, Credins and NBG.
Ekspertët tanë bëjnë vizitën në pronën e klientit dhe brënda dy ditëve përgatisin raportin e vlerësimit, të gatshëm për t’ja përcjellë bankës apo institucionit të interesuar. Ne shkëmbejmë informacion dhe ekspertizë me shumë kolegë në të gjithë Shqipërinë, kështu kur duhet vlerësuar pasuria juaj, ne kemi të gjithë ekspertizën dhe të dhënat e duhura.
Me rreth 1800 raporte vlerësimi që nga 2008, ne kemi fituar eksperiencë dhe i japim siguri klientëve për të bërë zgjedhjet e duhura. Mjafton të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ju të merni shtëpinë, apartamentin apo tokën e duhur, apo vlerësimin real të pronës suaj për të marrë mbështetjen financiare nga banka juaj.
“G+A Projekt”, Sh.p.k, L.3,
Rr. “Egnatia”,
2001 Durres – ALBANIA
info@gaprojekt.com