Në vitin 2008, G+A Projekt zgjeroi shërbimet e saj dhe në sektorin e vlerësimit të pasurive të paluatshme. Ekipi ynë është i përbërë nga ekspertë të cilët vënë në dispozicion të klientit të gjitha njohuritë e tyre për tregun dhe zhvillimin e pasurive të paluajtëshme. Ne kemi kombinuar më së miri eksperiencën tonë në projektim dhe ndërtim, me atë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Partnerët tanë kryesor në këtë sector janë, BKT, Procredit, Intesa Sanpaolo Bank, Veneto Bank, First Investement Bank, Credins and NBG.
Ekspertët tanë bëjnë vizitën në pronën e klientit dhe brënda dy ditëve përgatisin raportin e vlerësimit, të gatshëm për t’ja përcjellë bankës apo institucionit të interesuar. Ne shkëmbejmë informacion dhe ekspertizë me shumë kolegë në të gjithë Shqipërinë, kështu kur duhet vlerësuar pasuria juaj, ne kemi të gjithë ekspertizën dhe të dhënat e duhura.
Me rreth 1800 raporte vlerësimi që nga 2008, ne kemi fituar eksperiencë dhe i japim siguri klientëve për të bërë zgjedhjet e duhura. Mjafton të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ju të merni shtëpinë, apartamentin apo tokën e duhur, apo vlerësimin real të pronës suaj për të marrë mbështetjen financiare nga banka juaj.
“G+A Projekt”, Sh.p.k, L.3,
Rr. “Egnatia”,
2001 Durres – ALBANIA
info@gaprojekt.com